Lëngu i shegëve është ilac për këto sëmundje/ Nuk e keni idenë sa mirë ju bën

Shega është padyshim një nga frutat më të dashura të vjeshtës, me ëmbëlsi fantastike e me vlera fantastike ushqyese gjithashtu.
Por nëse kokrrat e vogla të kuqe të saj na kënaqin nepsin dhe oreksin me ëmbëlsinë unike ashtu si dhe mbrojnë organizmin falë vlerave ushqyese, vlera edhe më të mëdha shëndetësore gjenden në lëkurën e tyre

Në këtë artikull, artikull AgroËeb.org do t’ju mësojë se si t’i thani dhe t’i ruani lëkurat e shegëve në shtëpi, në mënyrë që të përfitoni maksimalisht nga vlerat e tyre.

Si t’i thani

Dy janë mënyrat se si mund të thani lëkurat e shegëve.

Së pari, pasi i keni ndarë me kujdes nga kokrrat të gjitha lëkurat e mbledhura mund t’i vendosni në një dërrasë apo edhe tepsi dhe t’i lini të thahen në diell për disa ditë me rradhë derisa lëkurat të marrin ngjyrë kafe pak në të kuqërremtë. Natyrisht kur moti është i ngrohtë dhe me diell, kjo metodë është perfekte.

Mund t’i lini të thahen edhe në hije mjafton që të mos ketë lagështirë.

Bëni kujdes dhe gjatë natës lëkurat me mjeti në të cilin i keni vendosur të mos i lini në ambiente të jashtme por t’i fusni brenda në shtëpi dhe t’i nxirrni sërish ditën tjetër.

Një tjetër mënyrë, e cila është më e shpejtë është ajo e tharjes në furrën e sobës me temperaturë 70-80 gradë.

Lëkurat e shegës lihen në furrë për disa orë derisa të thahen plotësisht.

Si t’i ruani

Pasi t’i keni tharë, lëkurat e shegës, mund të thërrmoni në copëza të vogla dhe t’i vendosni në një çantë prej nape dhe t’i lini në një vend të freskët.

Shiko tv shqip

Related Posts