Lirohet nga qelia Fjolla Morina, gjykata refuzon ekstradimin në Shqipëri

Ka dalë nga qelia këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina. Gjykata në Kosovë ka refuzuar ekstradimin e saj për në Shqipëri.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji.

Morina u mbajt në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar pasi ajo u arratis nga apartamenti ku po vuante masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar këngëtarja u arrestua në 19 korrik lokalin e saj në lagjen Emshir të Prishtinës.

Shiko tv shqip

Related Posts