Luan Rama: Meta ndërhyri me vonesë

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se presidenti Ilir Meta ndërhyri me vonesë për të zgjidhur krizën politike opozitë-mazhorancë, duke firmosur zhdreketimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Luan Rama deklaroi se kryeministri bëri thjeshtë retorikë sot në parlament, nuk mundet ta shkarkojë presidentin Ilir Meta.

“Fakti që ish kryetari i LSI është zgjedhur president nuk përbën konflikt interesi. Nuk ka logjikë të penalizohet Kryemadhi si kryetare e LSI.

Jemi në kushtet e një konflikti të rëndë kushtetues. . Për të shkuar tek konflikti permanent, midis institucioneve, midis presidentit dhe kryeministrit. Jemi në krizë institucionale.

Nuk është problemi dekreti i presidentit, Meta ndërhyri me vonesë për të evituar një situatë e rëndë.

Edhe pa mbërritur tek këto përmasa të krizës, kemi modele në Shqipëri kur liderë të partive politike kanë dhënë dorëheqjen. Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën nga posti i presidentit, sot mbajti vetëm një retorikë në parlament,”-tha Luan Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts