Luani parandalon vjedhjen në kopshtin zoologjik në Shkup

Katër persona mbrëmë vonë kishin arritur të tejkalonin murin e kopshtit zoologjik dhe kishin tentuar të vjedhin por u ndaluan nga pjesëtarët e sigurimit.

Parandalimi i vjedhjes është bërë nga luani i sapoardhur në kopsht me emrin “Chaka” i cili kishte dëgjuar “mysafirët e paftuar” dhe kishte filluar të bëjë britma të mëdha.

Kjo sjellje e pazakontë e luanit kishte alarmuar pjesëtarët e sigurimit që erdhën në vendin e ngjarjes dhe izoluan grabitësit, dhe pastaj thirrën policinë.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar dhe se gjatë ditëve në vazhdim do të tregojnë për ngjarjen.

Shiko tv shqip

Related Posts