“Lufta” mes shqiptarëve dhe kosovarëve në Itali, dy të arrestuar, dy nga të plagosurit në reanimacion

Përleshja me armë, lëva dhe sende të tjera të forta mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre nga kosova që la pas 8 të plagosur në Triesta (mes të cileve dy janë rëndë) ka ndodhur për arsye pune.

Konflikti masiv ndodhi pranë një lokali në qëndër të Triestes, në rrugën Carducci.

Dy persona që u përpoqën të arratiseshin u ndaluan pas disa orësh kërkimi pranë Gorizia.

Dy prokurorë po punojnë për këtë çështje.  Aktualisht, hipoteza e një krimi të konfiguruar është tentim vrasje me përdorimin e armëve të zjarrit. Të gjithë personat e plagosur i përkasin njërit prej dy fraksioneve rivale, të punëtorëve kosovarë dhe shqiptarë, të cilët u përballën me njëri -tjetrin këtë mëngjes në rrugën Carducci.

Arsyet e “luftes” nuk janë ende plotësisht të qarta.  Po hetohet për të kupotuar nëse ka pasur cështje të pazgjidhura në muajt e fundit mes këtyre grupeve pasi rezulton se kohët e fundit ka pasur disa akuza të ngritura kërcënime dhe përndjekje për të cilat ishin hapur edhe procedime penale, pikërisht për anëtarë të këtyre grupeve.

Pritet që edhe dëshmia e dy të arresturave të ndihmoje hetuesit për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë por edhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë sherr masiv me armë dhe sende të forta.
Hetimet gjithashtu do të duhet të sqarojnë origjinën e armëve të përdorura në konflikt.

Shiko tv shqip

Related Posts