Lufta Trump-Merkel në NATO

Me Shtetet e Bashkuara apo me Gjermaninë. Kjo ishte dilema me të cilën u përballën vendet anëtare të NATO-s në samitin 11 dhe 12 Korrikut në Bruksel.

Samiti u karakterizua nga përballja Trump–Merkel, e cila është vënë në qendër të një analize të gjatë të të revistës gjermane “Der Spiegel”. Ajo që e përjavshmja gjermane e përshkruan si “shkëmbim zjarri mes miqve” nisi me kritikën që shefi i Shtëpisë së Bardhë i bëri kancelares nga Berlini, se Gjermania është shumë prapa me përmbushjen e objektivit që vendet anëtare duhet të kontribuojnë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aleancën. Por ndërkohë ky vend mbush arkat e Moskës me kontratat e majme për blerjen e gazit rus.

“Der Spiegel” përmend faktin se Shqipëria ishte i vetmi vend i vlerësuar nga Trumpi, përsa i përket ecurisë për përmbushjen e objektivit. Megjithatë, kryeministri shqiptar Edi Rama u afrua tek kancelarja Merkel gjatë pauzave të takimit të 29 liderëve të pranishëm. Ai kërkonte që të mos krijohej përshtypja se Shqipëria është bërë deri diku nxënësja model e Trumpit – komenton “Der Spiegel”.

Gjithsesi, fundi i samitit ishte i lumtur, pasi të gjithë udhëheqësit e pranishëm përmbushën kërkesën e Trumpit për tu angazhuar në përmbushjen e objektivit 2%-ësh brenda 2024-ës në mënyrë që barra e shpenzimeve të mos u bjerë vetëm Shteteve të Bashkuara.

Shiko tv shqip

Related Posts