Luftë e madhe për testamentin e Maradonës, lë jashtë ish-gruan dhe dy vajzat

Pas ndarjes nga jeta të Maradonës po bëhet një luftë e madhe mes trashëgimtarëve për pasurinë e tij, të vlerësuar 50 milionë dollarë.

Ish-gratë e legjendës, pesë fëmijët dhe gjashtë të tjerë që pretendojnë të jenë fëmijët e tij po luftojnë për të marrë pjesë nga pasuria.

Sipas mediave latine, në vitin 2016 Maradona ka firmosur një testament të tijin, ku përjashton ish-gruan e tij Claudia Villafane dhe dy vajzat Giannina dhe Dalma. Në atë kohë ai ndodhej në Dubai dhe kishte marrë këtë vendim për vajzat e tij sepse ato kishin mbështetur nënën e tyre në proceset gjyqësore për shitjen e një shtëpie në Miami dhe koleksioneve të relikeve dhe fanellave të legjendës.

Në një tjetër testament Maradona ka futur edhe motrat e tij si pjesëmarrësve në ndarjen e pasurisë së tij pas vdekjes. Kjo flitet të ketë qenë edhe dëshira e fundit e Diegos mbi trashëgiminë e tij.

Shiko tv shqip

Related Posts