Macron merr në dorë fatin e Ballkanit, plani i tij për Shqipërinë

Pas Samitit të Berlinit, Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë, ndërsa ministri i Jashtëm francez do të zhvilloj takime në Kosovë dhe Shqipëri.

Presidneti Emmanuel Macron është shprehur se ka gati platformën për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas kësaj platforme, Franca do të ndihmojë gjashtë shtetet e rajonit të cilat synojnë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian.

Ndihma franceze për vendet e rajonit konsiston në zhvillimin ekonomik, social dhe në forcimin e sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për zhvillimin ekonominë të vendeve që synojnë integrimin në BE, janë siguruar mbi 130 milionë euro për këtë vite, të cilat do të implementohen nga agjencia franceze për zhvillim.

Përsa i përketë fushës së sigurisë dhe drejtësisë, në platformën e Macron parashikohen të merren masa për luftimin e tregtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta si dhe kundër grupeve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe armëve.

Ndërsa një tjetër pikë e rëndësishme që ndodhet në platformën e hartuar nga presidenti francez është dhe ajo në fushën e mbrojtjes.

Sipas Macron, vendet si Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të shkojnë në misione të përbashkëta paqeruajtëse.

Shiko tv shqip

Related Posts