“Mallëngjyese”, Kreshnik Spahiu publikon foton dhe tregon çfarë i ndodhi atij 9 vite më parë

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan sesi në një ditë simbolike, 9 vite më parë shkoi në Krujë për të deklaruar dorëheqjen e tij nga posti shtetëror dhe profesioni i juristit, për t’iu përkushtuar më pas nacionalizmit.

Spahiu shkruan se kjo është një rrugë e vështirë dhe gjatë këtyre viteve i janë shtuar si miqtë dhe armiqtë.

Postimi i Spahiut:

“Mallëngjyese: 9 vjet më parë mbërrita i përlotur në Krujë me 5.000 patriot dhe në Kalanë e Kastriotit. Atje deklarova dorëheqjen nga posti Shtetëror dhe profesioni juristit për t’ju kushtuar nacionalizmit. Sa rrugë e vështirë dhe me sa shumë (ar)miq

(17 Janar) Vd.iq Skënderbeu por jo kauza kuqezi”, -shkruan Spahiu.

Shiko tv shqip

Related Posts