Manastirliu jep lajmin e rëndësishëm, ja kush e ka radhën për t’u vaksinuar

Me anë të një deklarate zyrtare, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se cili grup ka radhën e vaksinimit. Ajo zbuloi se nga sot ka nisur vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante.

“Sot kemi filluar vaksinimin e dializantëve, janë më shumë se 1200 të cilët do të vaksinohen në të gjithë vendin. Kemi vendosur që vaksinimin e dializantëve, edhe për të ndjekur kushtet e sigurisë, edhe për të mundësuar vaksinimin e shpejtë të tyre, ta kryejmë pranë qendrave të dializës, qoftë në sistemin publik, qoftë në sistemin jo publik.

Dhe gjithashtu fillojmë edhe vaksinimin e personave që kanë kryer transplant dhe sigurisht vaksinimi do të kryhet me përparësi për të gjithë ata individë, të cilët kanë sëmundje kronike të riakutizuara, sipas rekomandimeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Shiko tv shqip

Related Posts