Manastirliu tha se mjekët do detyrohen të zgjedhin mes pacientëve, reagon Pipero: “Nuk do e lejojmë”

Mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë garanci personale se në asnjë moment mjekët nuk do duhet të zgjedhin mes pacientëve të infektuar me Covid-19, se cili prej tyre do të mjekohet më shpejt.

Dje ministrja Ogerta Manastirliu tha se në skenarin më të keq, nëse ka mbingarkesë së sistemit shëndetësor, mjekët do duhet të zgjidhnin mes pacientëve. Mirëpo, mjeku Pipero ka deklaruar se nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

Ai ka thënë se ata që kanë vite nëpër spitale, nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.  “Jap garanci personale. Nuk jam mjek që kam vetëm një vit karrierë. Kemi vite këtu ne. Ndodhi në vendet e tjera, sepse në fillim nuk dinin asgjë, tani dimë gjithçka”, tha Pipero.

Shiko tv shqip

Related Posts