Mandati i tretë qeverisës? Edi Rama flet hapur dhe i befason të gjithë me atë që thotë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Fieri se mandati i tretë për të personalisht është shumë larg. Jo vetëm kaq, por Rama tha se po të mos kishte bindjen absolute se ky është moment kyç për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja, atëherë do të merrej me djalin e vogël, Zahon.

Rama thekson se Zaho është 1 milion e 100 mijë herë më i denjë për kohën e tij, se sa Lulzim Basha. Po ashtu ai ka ironizuar me Berishëm duke e quajtur “Sali Mavria” për të cilin flitet ende edhe në Shqipërinë e 2021.

“Mandati i tretë është shumë larg së qeni për mua personalisht. Nëse do të ishte për mua strikt, personalisht, në mënyrën më të ngushtë të fjalës, ju siguroj që po të mos kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja, merresha me Zahon. Njëmijë e një herë, një mijë e një qind milion herë më i denjë se sa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavrinë. Ende me Sali mavrinë merret Shqipëria në 2021.’’- tha Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts