Maqedonia do të blej 800 mijë vaksina të Covid-19, vaksina do të arrij deri në fillim të vitit të ardhshëm

Vaksina për Covid-19 në vendin tonë mund të arrij në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm – kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij do të vaksinohen 20% e popullatës me nga dy doza, që nënkupton se Qeveria do të duhet të sigurojë rreth 800 mijë vaksina.

“Ne kemi aplikuar për blerjen e vaksinës, nëpërmjet mekanizmit “COVAX”. Ky është një mekanizëm në nivel botëror, me çka të gjitha shtetet që kanë aplikuar në këtë mekanizëm kanë qasje në sasi të duhur për vaksinim të popullatës. Ne vendosëm që ajo të jetë 20% sipas rekomandimeve të Komitetit për imunizim, nga dy doza, do të jenë 800 mijë doza, për të cilat tashmë kemi aplikuar”, theksoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Kompani të ndryshme që po punojnë për vaksinën kanë çmime të ndryshme për një dozë. Për shembull “Moderna” çmimin për një vaksinë e ka nga 32 deri në 37 dollarë amerikan, nëse vaksina shitet në sasi të vogël. Kjo nënkupton se 800 mijë doza Maqedonisë mund t’i kushtojnë 28 milion dollar. Por ka kompani farmaceutike të cilat çmimin për një dozë të vaksinës e kanë ofruar nga 4 deri 20$. Nëse llogarisim mesatarisht 10 $ për një vaksinë, vendit do t’i kushtojë sasia e duhur rreth 8 milion dollar. Ministri Filipçe thotë se vaksina e parë që do të arrijë në treg do t’i jepet edhe shtetit tonë.

“Dje Qeveria e miratoi këtë, ngelet të bëhet pagesa. Vaksina e parë që do të arrij në treg, do të shpërndahet njësoj në të gjitha vendet anëtare të cilat kanë aplikuar në mekanizmin COVAX”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Së pari duhet të vaksinohen punonjësit shëndetësor, pastaj personat mbi moshën 65 vjeçare dhe pastaj më të rinjtë që kanë sëmundje kronike. Përndryshe Qeveria ka siguruar edhe sasi shtesë të ilaçit “Remdisivir” nga Bashkimi Evropian, që nevojiet për trajtimin e virusit korona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Komisioni Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për furnizimin e 500,000 dozave të ilaçit “Remedsivir”.

Shiko tv shqip

Related Posts