Mateus Frroku humbi 30 kg, Axhela Peristeri 12: Ja sekretet e tyre

Këngëtarët e njohur Mateus Frroku dhe Anxhela Peristeri kanë bërë të dy ndryshime drastike në pamjet e jashtme. Në emisionin e Çanit përpos këngës së re ata folën dhe për humbjen e peshës

Anxhela tha se në tre muaj ka humbur 12 kilogramë duke bërë palestër dhe balet. Ndërkohë Frroku tregoi se prej më shumë se një viti vrapon çdo ditë dhe se ka humbur mbi 30 kilogramë.

Çani: Anxhela sa kile ke humbur?

Anxhela Peristeri: Kam humbur 12 kile për 3 muaj. Unë njëherë i heq, njëherë i vë. Unë jam shumë e dashuruar me ushqimin dhe ky është problemi im. Alkool nuk kam pirë më. Unë kam bërë palestër dhe në balet.

Çani: Edhe ti Mateus je dobësuar…

Mateus Frroku: Unë për një vit kam humbur mbi 30 kile. Prej një viti bëj rreth 13 kilometra në ditë pa asnjë ditë pushim. Është sfidë e bukur.

Shiko tv shqip

Related Posts