‘Mbani frymën miq’, Shakohoxha zbulon arsyen pse hoqi dorë nga gazetaria sportive

Ishte ndeshja gjysmëfinale e Euro 2020, ajo mes Anglisë dhe Danimarkës, kur Dritan Shakohoxha, dha lajmin nga ‘Wembley’, se do të heqë dorë nga gazetaria sportive, një profesion që e ushtron prej më shumë se 30-vjetësh.

Në një kohë kur të gjithë ishin sy e veshë për të mësuar fituesin e mbrëmjes, Shakohoxha bëri një ‘gol’ tjetër duke komentuar ndeshjen.

Largimin përfundimtar nga ky profesion, Shakohoxha e ka përforcuar edhe mbrëmjen e djeshme, në finalen e madhe të Euro 2020, mes Italisë dhe Anglisë. Në fund të ndeshjes, ai tha se kjo ishte ndeshja e fundit që ai komentonte, sepse pas 32-vjetësh, vendosi të heqë dorë nga gazetaria sportive.

Shiko tv shqip

Related Posts