Mbyllet gjithçka për 48 orë, plas sherri para dyqaneve dhe furrave të bukës

Turqia urdhëroi për banorët e 31 qyteteve, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, të qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre për 48 orë duke nisur nga e premtja në mesnatë, në kuadër të masave të reja shtrënguese për të luftuar kundër pandemisë.

Ministria e Brendshme theksoi në një komunikatë se ky urdhër kufizues mbetet në fuqi deri të dielën në mesnatë (21:00 GMT) duke përfshirë këtu Stambollin, kryeqytetin ekonomik dhe kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu nënvizoi se kufizimi do të marrë fund të dielën në mesnatë.

Njoftimi për bllokimin u dha vetëm dy orë më parë duke bërë që njerëzit të mësyjnë dyqanet dhe furrat e bukës, gjë e cila është shoqëruar në disa vende edhe me sherre të forta.

Shiko tv shqip

Related Posts