Mbyllet protesta e opozitës ja çka tha Basha

Ashtu si përherë ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha ai që në oborrin e selisë mbylli protestën e radhës së opozitës.

Basha u shpreh se në këtë protestë është dëgjuar zëri i shumicës së shqiptarëve që ka një mesazh të qartë dhe të parevokueshëm. Rama Ik!

“Qëndresa dhe beteja jonë po hap një horizont shprese për çdo shqiptar që do të ndërtojë këtu të ardhmen evropiane. Orët e kësaj bande po numërohen mbrapsht.

Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për të çliruar Shqipërinë. Kjo qëndresë ka nisur për ti kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa të bëhet realitet.

Askush nuk është për karrige dhe për pazare, por për ti dhënë fund pazareve në kurriz të popullit”, tha Basha.

Shiko tv shqip

Related Posts