Mbyllet protesta e opozitës, pritet fillimi i arrestimeve masive

Është mbyllur protesta e ditës së sotme, të cilën opozita e cilësoi si fillimin e mosbindjes civile. Qytetarët kanë filluar të lirojnë akset rrugore duke mundësuar edhe rifillimin e qarkullimit të makinave.

Protesta e sotme u zhvillua pa marrë leje nga policia, gjë për të cilën autoritetet njoftuan mbrëmë se do të kishte pasoja për pjesëmarrësit dhe organizatorët.

Pritet që në orët e pasdites dhe të mbrëmjes të fillojnë arrestimet, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, si organizatorë të saj.

Duke folur nga Vora, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministri Edi Rama që të lirojë 11 kuksianët që mbetën në burg ditën e djeshme pras protestës së dhunshme të shtunën kundër taksës së rrugës së Kombit.

“Edi Rama liroi Saimir Tahirin dhe nuk arreston kriminelët dhe liron banditët nga burgu. Ai arreston njerëzit e pafajshëm që proteston për bukën e gojës. Policinë e shtetit e ke kthyer në polici private dhe ke politizuar gjykatat”., – tha Basha nga Vora sot, ndërsa opozita nuk ka bërë të ditur se çfarë do të bëjë në ditët në vijim. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts