Conor McGregor i ka thënë Dustin Poirierit se ‘do ta bëjmë përsëri’, pasi dyshja u takua pas meçit të fituar nga amerikani në UFC 257 të dielën në mëngjes.
Luftëtari irlandez u rikthye në oktogon pas një kohe të gjatë, por rikthimi i tij nuk ishte më i mirë edhe përkundër pritjeve të mëdha
McGregor u mposht me nokaut nga Poirier në raundin e dytë në meçin e zhvilluar në Fight Island në Abu Dhabi.
Pas ndeshjes, Poirier tha se ndihet i lumtur me fitoren, ndërsa McGregor fajësoi pasivitetin e tij të gjatë.
Megjithatë, një gjë e mirë ka ndodhur prapaskenave kur të dy luftëtarët janë takuar
Në atë takim shumë miqësor, McGregor e ka uruar Poirierin, ndërsa nuk ka hezituar t’ia kërkoj edhe revanshin.
“Punë e mrekullueshme. Brilante”, ishin fillimisht fjalët e McGregor drejtuar amerikanit.