“Më çoni në tualet”, kush është i riu që u iku nga banja gjykatësve në Gjirokastër?

Është 24-vjeçari Saimir Ahmeti ai që i ka punuar zbor policisë dhe gjykatës së Gjirokastrës ditën e sotme, duke i lënë thatë gjykatësit që e prisnin në sallë.

Saimiri është arratisur ditën e sotme nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër.

Ai ka kërkuar të shkojë në tualet për të kryer nevojat personale, por është larguar duke mos u kthyer më.

Pasi shkoi në tualet, Ahmeti i kërkoi policit që e shoqëronte që t’i zgjidhte duart.

Menjëherë ai ka shtyrë policët, rojën e gjykatës dhe ka ikur menjëherë nga dera që shërben për të hyrë të dënuarit.

24-vjeçari nga fshati Van i Delvinës akuzohet për përndjekje dhe gjykata e shkallës së parë i kishte dhënë dënimin “arrest me burg”, dënim të cilin i riu e kishte apeluar.

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment