“Më kanë ofenduar ish-deputetë të PD”, Bujar Nishani i përgjigjet ashpër Besa Shahinit

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka komentuar akuzat e Besa Shahinit pas largimit se PD e ka fyer për dialektin. Për Nishanin nuk është që e bën të përçmuar ish Ministre e Arsimit.

“Nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar marksisten ish Ministre e Arsimit, por gjuha e helmatisur e guzhinës shqiptarofobe të çetnikëve serbë që rrjedh nga goja e qyqarëve të keqpërdorur, si ajo !

Anëtarja e qeverisë që nxorri në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë historike.
Opozita e sotme në Shqipëri është kampione e çështjes kombëtare në tërësi dhe vlerave të Kosovës në veçanti.
Sepse ajo është krijuar si e tillë, ka sakrifikuar për atë dhe nuk do të reshtë kurrë të përballet për të”, shkruan Bujar Nishani.

Shiko tv shqip

Related Posts