Specialistët në Itali kanë arritur të evidentojnë provën e parë se koronavirusi qarkullonte prej disa javësh në vend, përpara se të diagnostikoheshe pacienti 1 në Codogno.
Prova u gjet në tri sekuenca gjenetike të virusit në qarkullim në Lombardi, nga një grup i universitetit shtetëror të Milanos dhe spitalit “Sacco”.
Analizat e mëtejshme të gjeneve, që vijojnë, mund të nxjerrin të dhëna më të sakta të mënyrës se si ka hyrë virusi në Itali dhe rrugët e mundshme të përhapjes.