“Më shite për 3.99 euro”, ish-çifti në “Për’puthen” nxjerrin prapaskenat e lidhjes së tyre

Ditët e fundit flitet vetëm për Tean dhe Beartin. Dyshja e famshme që bënë bujë pasi konfirmuan lidhjen menjëherë pasi dolën nga spektakli, tashmë nuk janë më bashkë.

Përmes një episodi të veçantë, që ishte e mundur të shihej përmes një pagese prej 3.99 eurosh Tea zbulon përse vendosi të ndahej nga bukuroshi nga Kosova. Ish-konkurrentja e Për’puthen tha se gjatë një udhëtimi në Stamboll ku do të festonin ditëlindjen, Bearti ka bullizuar Tean dhe ka shfaqur shumë pasiguri rreth saj dhe lidhjes së tyre. Ai ishte xheloz dhe nuk e linte për asnjë moment vetëm.

Megjithatë, kundërpërgjigja e Beartit nuk ka munguar. Mbrëmjen e kaluar ai ka postuar një video të gjatë në profilin e tij të Instagram-it ku i drejtohet Teas. Ai tha se ka ardhur koha që ai të tregojë pjesën e tij të historisë. Bearti tha se ndryshe nga Tea kjo video vjen falas për të gjithë ata që janë të interesuar. Ai kurrë nuk e ka bullizuar Tean, përkundrazi e ka dashur dhe respektuar shumë dhe në asnjë moment nuk e ka lënë vetëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beart Rexhepi (@beartrexhepi)

Shiko tv shqip

Related Posts