Media greke zbardh takimin Rama- Mitsotakis, ja çfarë iu kërkua kryeministrit shqiptar

Mediat greke kanë zbardhur bisedën mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij Kyriakos Mitzotaqis, i cili i ka vënë në dukje kreu të qeverisë respektimin e të drejtave të minoritetit grek si një kush që Greqia të japë dritën jeshile për integrimin e Shqipërisë.

Po sipas mediave helene, Mitsotakis ka theksuar në takimin me kryeministrin shqiptar çështjen e vetëvendosjes dhe të drejtat pronësore të pakicës etnike Greke në Shqipëri.

Ndërkohë, nga ana tjetër, bëhet me dije se Rama ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me shtetin grek për të forcuar marrëdhëniet në mes dy vendeve.

Mitsotakis ka theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor varet nga plotësimi i kushteve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri shqiptar dhe ai greke kanë rënë dakord që diskutimet më të gjera për këtë çështje të diskutohen në margjinat e Samitit Euro-Arabik në Athinë më 29-30 Tetor 2019.

Shiko tv shqip

Related Posts