Menduam se do na mbetej beqare/ Mariza Ikonomi jep lajmin: Jam e dashuruar në qiellin e 7-të

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Mariza Ikonomi, ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. Artistja ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Dola te Ola” në Neës 24, ku ka rrëfyer dhe zbuluar detaje për jetën e saj familjare dhe profesionale.

Mariza po përjeton një histori të bukur dashurie dhe gjatë intervistës rrëfeu se lidhja e tyre po shkon shumë mirë, por preferoi të mos zbulojë më tepër. Teksa u pyet nëse personi që i ka rrëmbyer zemrën është artist, ajo u përgjigj me humor, “Është dashurist”.

Kujtojmë se Mariza Ikonomi ka pasur një lidhje shumë të veçantë me të ndjerin Françesk Radi, me të cilin ka bashkëpunuar për një këngë shumë vite më parë. “Telefonatë zemrash” quhet kënga që ata të dy i bëri bashkë dhe që e njeh i madh e i vogël. Ndarja nga jeta e Radit ishte shumë e dhimbshme për Marizën dhe sot ajo është përlotur teksa ka kujtuar kolegun e mikun e ndjerë.

Shiko tv shqip

Related Posts