Mes lotësh e vajtimesh, përcillen në banesën e fundit 3 viktimat e aksidentit

Mes lotësh dhe vajtimesh janë përcjellë për në banesën e fundit viktimat e aksidentit të ndodhur në Shkodër.

Aksidenti tragjik ka ndodhur gjatë orëve të darkës, vetëm dy ditë më parë.

Edmond Preka udhëtonte së bashku me gruan e tij, Ervisa, dhe tre fëmijët.

Në këtë aksident ndërruan jetë, bebja 6-muajshe, vajza 5-vjeçe dhe kryefamiljari Edmondi.

Ndërkohë që vajza tjetër 10-vjeçe ndohet ende në gjendje kome, në rrezik për jetën në spitalin Rajonal të Shkodrës.

E mbijetuara e vetme është Ervisa, bashkëshortja e Edmond Prekës. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment