Mesila Doda, mesazh ministrit grek Kotzias: Shqiptarët e Çamërisë i vratë dhe i latë pa varr, a vlejnë njësoj si grekët?

Numri dy i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitetet Mesila Doda, ka adresuar një mesazh të ashpër ndaj ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Ish-deputetja shprehet kritike ndaj ndërtimit të varezave greke në Shqipëri dhe lënien pas të çështjes “Çame”.

Ajo thotë se çamët janë vrarë dhe janë lanë pa varr. Nisur nga kjo, Doda shtron pyetjen se “a kanë njësoj shpirt si grekët dhe shqiptarët”?

Mesazhi i plotë

Kotzias ka deklaruar se vendimi i qeverise shqiptare per nje varreze tjeter te ushtareve greke ne Shqiperi eshte nje hap tjeter per “qetesimin e shpirtrave te reneve”

Nje pyetja kisha… po shqiptaret e Çamerise a kishin shpirt qe i vrate, i dogjet e i late pa varr? Nuk ishin ushtare… ishin popullsi e pafajshne ne pune te vet…

Zoti Minister…. A kane shpirt Çamet… ata qe i keni vrare e i keni lene pa varr? A vlejne njesoj shpirtrat e ketyre qenjeve njerzore???(

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment