Meta viziton manastirin në Dibër të Madhe: “Një vizitë mbresëlënëse në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit, në Mbiguri”

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka bërë sot një vizitë në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit në Dibër të Madhe.

Meta thekson se ky është një vend i jashtëzakonshëm pelegrinazhi dhe qendër e rëndësishme e besimit ortodoks, që vizitohet çdo ditë nga qindra besimtarë, ndërsa shton se ishte kënaqësi për të që të bisedojë me Peshkopin Partenij.

Postimi i presidentit Iliir Meta:

“Një vizitë mbresëlënëse në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit, në Mbiguri së Dibrës së Madhe, që këtë vit kremton 1 mijë vjetorin e hapjes.
Një vend i jashtëzakonshëm pelegrinazhi dhe qendër e rëndësishme e besimit ortodoks, që vizitohet çdo ditë nga qindra besimtarë.

Kënaqësi të bisedoja me Peshkopin Partenij, në veçanti për rolin që duhet të luajnë udhëheqësit fetarë për kultivimin e paqes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit midis qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike e fetare, sidomos në rajonin tonë, që aq shumë ka vuajtur nga nxitja e frymës së urrejtjes.

I lumtur që në këtë vizitë të shoqërohesha nga Myftiu i Dibrës së Madhe, Reshat Kaçallniku, për të dhënë të gjithë bashkë mesazhin e domosdoshmërisë së harmonisë ndërfetare në të mirë të popujve dhe progresit shoqëror.

Mirënjohje Peshkopit Partenij dhe vëllezërve murgj për pritjen tepër të ngrohtë.”-shkruan Meta.

Shiko tv shqip

Related Posts