Miku i Edi Ramës, Vittorio Sgarbi, nxirret zvarrë nga parlamenti italian, shkak fyerjet në sallë

Gazetari dhe kritiku Vittorio Sgarbi, i cili është edhe mik me kryeministrin shqiptar Edi Rama, është përjashtuar nga salla e Parlamentit italian, pas fjalëve fyese ndaj kolegeve të tij femra. Ofendimet ishin në drejtim të deputetes së Forza Italia, Giusi Bartolozzi dhe drejtueses së seancës, Mara Carfagna. Ishte kjo e fundit që kërkoi përjashtimin e Sgarbit, pasi ky i fundit filloi t’i ofendote koleget me fjalët “budallaqe” apo “kur*ë”.

Në momentin që kjo e fundit i kërkoi që të dilte nga salla, Sgarbi shkoi tek vendi i deputetëve, fillimisht tek ata të partisë “Fratelli d’Italia” dhe më pas tek ata të “Lega Nord”. Duke qenë se nuk po bindej për të lënë sallën, katër roje sigurie e kanë kapur nga këmbët dhe duar dhe e kanë nxjerrë zvarrë nga salla.

Sgarbi pak kohë më parë ishte i pranishëm në Shqipëri, ku ndezi një debat të madh me deklaratën e tij, se Bylisi është qytet grek. Gjithashtu ai pësoi një incident në Palasë, duke rrezikuar të mbytej për shkak të dallgëve të mëdha.

Shiko tv shqip

Related Posts