Milan me shumë mungesa kualifikohet në Europa League

Milani siguron kualifikimin në fazën tjetër të Europa League duke kaluar grupin pas një ndeshje që nisi si mos më keq me dy gola të shpejtë te Celtic, por të përmbysur me një reagim të fortë që në pjesën e parë, në një 2-2 spektakolar, për ta përmbushur më pas misionin në pjesën e dytë me dy gola të tjetër dhe kompletuar pokerin.

Në sajë të suksesit të Lille ndaj Sparta Prague (2-1) ekipi kuqezi kështu ndeshjen e fundit do të shkojë thjesht për të luajtur për vendin e parë në grup, teksa aktualisht e mbajnë francezët, që do të udhëtojnë në Skoci ndeshjen e fundit.

Me shumë mungesa dhe një rotacion të gjërë, kuqezinjtë e nisën në gjumë ndeshjen duke u goditur dy herë. Një gabim i Krunic i hapi rrugën avantazhit mik që më pas dyfishuan teksa Kjaer u dëmtua dhe u zëvendësua nga Romagnoli.

Por, Milani reagoi me një perlë nga Calhanoglu në goditje dënimi dhe më pas Castillejo. Në pjesën e dytë u ndez Hauge dhe me një magji gjeti 3-2, duke dhënë pastaj asistin për 4-2 nga Diaz.

Në Francë, sakaq, Lille e pa veten keq teksa edhe pse me dhjetë lojtarë, Sparta Prague gjeti golin e 0-2 me Krejlc, por Burak Yilmaz do të shënonte dy gola dhe përmbyste gjithçka duke i dhënë kualifikimin.

Shiko tv shqip

Related Posts