Ministrja Balluku varëse në qafë që kushton 38 mijë dollarë e VAN CLEEF?! Berisha nuk i kursen akuzat: Ja kush ja dhuroi ministres (FOTO)

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar një foto ku shkruan se varësja që mban në qafë ministrja Belinda Balluku kap një vlerë marramendëse dhe është dhuratë e kompanisë Gek Terna për Ministren Belinda Balluku.

Daljet e shumta të Belinda Ballukut gjatë ditëve të fundit, kanë përkuar edhe me disa veshje shumë interesante të ministres së Infrastrukturës. E fundit, dje, ku prezantoi edhe projektin për tunelin e Llogarasë. Ajo që ra në sy më shumë sesa fjala e ministres, ishte varësja në qafën e Belinda Ballukut.

Menjëherë me të përfunduar konferenca e Ballukut, në rrjetet sociale nisën zërat se kjo varëse e dizenjuar me kaq kujdes ka pas një emër të madh. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale mendohet se varësja e Ballukut është punim ekskluziv i një prej emrave më të njohur të botës. Bëhet fjalë për ‘Van Cleef & Arpels’, një kompani franceze e bizhuterive, orëve dhe parfumeve luksoze. Ajo u themelua në 1896 nga Alfred Van Cleef dhe vjehrri i tij Salomon Arpels në Paris.

Varësja e Ballukut, sipas atyre që është shpërndarë në rrjet dhe postuar nga kryeministri, kushton 38 mijë dollarë bashkë me taksimin.

FOTO:

Shiko tv shqip

Related Posts