‘Ministrja le t’i përvishet në ja mban’, LSI nxjerr emrat e mjekëve dhe i përgjigjet Manastirliut pas deklaratës në Kuvend

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka fyer rëndë mjekët. Vasili shkruan se Rama i ka fyer publikisht edhe individualisht mjekët.

Ai i ka përmendur me emra dhe i kërkon ministres Manastirliu përgjigjet Ramës fillimisht.

POSTIMI I VASILIT:

“Ministrja e Shëndetësisë sot tha:

“Askush nga politikanët të mos guxojë t’i prekë mjekët dhe infermierët dhe të fyejë dinjitetin e tyre dhe të dalë të bëjë politikë me pandeminë”.

Edi Rama është i vetmi politikan, që ka fyer publikisht rëndë edhe individualisht mjekët, sa për kujtesë mjekët Arjan Mezini, Genc Sulcebe, Ilir Allkja,Zija Alhysa etj etj.

Ministrja le t’i përvishet Edi Rames në ja mban. Jam e bindur që nuk e bën dot as në ëndërr.

Apo i ka ndarë në dy kategori mjekët ministrja, në ata që adhurojnë vulgaritetin e Edi Ramës dhe në ata që kanë karakter dhe i qëndrojnë përballë atij në emër të detyrës.

Ndaj ministrja është mirë t’i lërë këto klithma hipokrite të lodhura, që janë një ofendim dyfish për mjekët dhe infermierët.”, ka shkruar Vasili.

Shiko tv shqip

Related Posts