Mjeku Kalo flet për ilaçin që po bën ‘mrekulli’ kundër koronavirusit

Mjeku infeksionist Tritan Kalo në një intervisrtë në Abc Neës, ka thënë se gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19 është e stabilizuar dhe vetëm tre janë në gjendje më të ndërlikuar.

Mjeku ka thënë se pacientët po trajtohen me ilaçe dhe ka shpresa që të shërohen e të mos ketë humbje jete. Kalo më tej shtoi se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.

“Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë. Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit.

Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim. Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen”, u shpreh mjeku infeksionist.

Shiko tv shqip

Related Posts