Mjeku Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Kujdes, imunizimi aktiv s’ka mbërritur në cakun e domosdoshëm për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit

Permes një postimi në rrjetin social “Facebook”, mjeku i njohur, Tritan Kalo i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes, pasi ende nuk ka mbaruar pandemia dhe u kërkon që të mos hezitojnë që të vaksinohen.

Kalo shkruan se ditë më të mira na presin përpara, referuar faktit që prej disa javësh numri i të infektuarve, por edhe fataliteteve është shumë i ulët dhe trendi është i qëndrueshëm.

“Përshpejtimi i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive në udhën e ngadhnjimit mbi këtë “flamë mbarëbotërore”….KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë”, shkruan Kalo.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:

Kohë kovidiane….15.05.2021….Një fundjavë të qetë miq, të afërt, kolegë e bashkëkombas….Nën grinë e këtij moti mespranveror ka më shumë dritë e ngrohtësi në mëndjet e zemrat tona, sepse dita-ditës po shkurtohet udha e daljes nga “tyneli i gjatë i Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19”, dhe drita jeshile sa vjen e zmadhohet në fundin e tij….Kanë kaluar pothuajse 18 muaj, 1.5 vjet, nga observimi i rasteve të para të të sëmurëve në Wuhan-in e largët të Kinës, dhe 15 muaj nga observimi i rasteve të para në Shqipëri….Shumë punë është kryer, shumë djersë e lotë janë derdhur këto 18 muaj të Pandemisë….Në ndërkohë kemi patur qindra-mijra të sëmurë e jo më pak jetë të humbura në mbarë botën nga kjo “flamë”, duke përjetuar shumë e shumë drama të dhimbëshme individuale e familjare, por fatmirësisht kemi përjetuar edhe shumë e shumë gëzime të ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen….KUJDES, të mos e nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetes dhe të afërmve tanë, për sa kohë virusi jetëlëndues e jetëmarës i Sars-Cov2/Covid-19 ende rrezikon të na infektojë, si dhe për sa kohë që imunizimi aktiv nga kalimi i sëmundjes dhe vaksinimi i popullatës, nuk e ka mbritur atë cak të domozdoshëm për këputjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit në mesin tonë….Ecuria e Pandemive të kësaj natyre ka ligjësitë e saja, diçka që e kam shprehur në një postim të shumë muajve më parë, andaj atë çka kemi mësuar prej tyre duhet ti kemi mjaft mirë parasysh…..

Koha dhe ecuria e rasteve qartazi po e vërteton një parashikim të tillë….Lehtësimi gradual i masave kufizuese fatmirësisht po na krijon mundësitë socio-ekonomike e psikologjike të rigjallërimit të gjithshkaje në jetët tona….Ditë më të mira na presin, POR kjo nuku duhet të na bëjë euforikë dhe të nënvlerësojmë përkujdesin ndaj vetvetes dhe atyre që gjallërojnë pranë nesh….PËRSHPEJTIMI i ritmeve të vaksinimit në kohët e fundit është një masë e shumë-mirëpritur, për një ecuri edhe më pozitive në udhën e ngadhnjimit mbi këtë “flamë mbarëbotërore”….KURRË mos hezitoni që të vaksinoheni sapo t’ju ofrohet një mundësi e tillë….NE mantelbardhët dhe trupa e ofrimit të përkujdesit shëndetsor jemi kurdoherë aty në vijën e parë të përballjes me Pandeminë e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid 19, për të bërë më të mirën tonë në ofrimin e ndihmës sonë jetëshëruese….Ju duam dhe kurrë të mos ju mungojë besimi në Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë….Together forever.

Shiko tv shqip

Related Posts