Moderatorja e njohur shqiptare surprizon bashkëshortin për ditëlindjen, reagimi i tij merr vëmendjen e të gjithëve

Moderatorja Jonida Vokshi ka zgjedhur sot të surprizojë bashkëshortin e saj në ditën e lindjes me një urim emocionues. Jonida ka postuar në Instagram një nga fotot më të ëmbla të besnikut me vogëlushen e tyre, Emi, dhe i ka kushtuar disa fjalë.

“Gëzuar babi i Emit! Ju dua më së shumti në botë”, ka shkruar Jonida.

Por përveç urimit të saj, vëmendjen e mori edhe komenti i Bensikut, që si gjithmonë ishte mjaft të goditur.

“Qy qy sa i bona more? Ju dua fort. Ama fort”, ka shkruar ai në postimin e Jonidës.

Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë me vogëlushen e tyre, që erdhi në jetë në qershor të këtij viti. Ndërkohë në shtator të vitit të shkuar dyshja e njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Shiko tv shqip

Related Posts