Morgan Freeman mban flamurin e Kosovës

Aktori dhe regjisori i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Morgan Freeman, ka pozuar me flamurin e Kosovës përkrahë atij të SHBA-së. Madje flamurin e shtetit tonë ai po e mban në pallton e tij.

Fotografinë e Freeman me flamurin e Kosovës e kanë shpërndarë në rrjetet sociale diplomatët e kosovare në Panama.

“Kënaqësi të takojmë një ndër aktorët me të mirë të të gjitha kohërave, Morgan Freeman”, thuhet në njoftimin e tyre.

Duket se diplomatët kosovarë ia kanë dhuruar aktorit të njohur flamurin tonë, të cilin ai po e mban në pallton e tij.

Ndryshe, Morgan Freeman është një aktor dhe regjisor filmi nga Shtetet e Bashkuara dhe ishte kandidat për çmimin Golden Globe në vitin 2005 në kategorinë protagonisti dytësor. Morgan Freeman fitoi me rolin në filmin Million Dollar Baby çmimin e Academy Awards.

Shiko tv shqip

Related Posts