Mori postin e rëndësishëm, Yuri Kim “braktis” mbledhjen sapo merr fjalën Ilir Beqja

Takimi Konsultativ i Ministrisë së Brendshme me donatorët, shërbeu edhe për prezantimin e Ilir Beqjas si drejtues i agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila duket se nuk e ka mirëpritur ndryshimin e axhendës.

Në momentin që Ilir Beqja ka marre fjalën në takim, gjë që nuk ishte parashikuar në axhendë, ambasadorja amerikane duket teksa mbyll dosjen.

Në pamjet e ofruara nga regjia qendrore e Ministrisë së Brendshme, nuk fokusohet momenti kur ambasadorja Yuri Kim në shenjë demonstrative është larguar nga salla pak sekonda pasi Beqja ka nisur fjalimin e tij.

Shiko tv shqip

Related Posts