Ndizen fuqishëm motorët për zgjedhjet e 25 prillit! Jozefina Topalli për herë të parë zbulon ku do kandidojë: Kjo është e sigurt

Zgjedhjet e 25 Prillit po afrojnë dhe partitë politike kanë ndezur motorët e tyre. Jozefina Topalli, drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim më në fund ka zbuluar se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ka vendosur që do kandidojë në dy qarqet më të rëndësishme të vendit, atë të Tiranës dhe Shkodrës. E ftuar studion e A2 CNN, Topalli shprehu interesin për këto dy qarqe.

Topall gjatë intervistës thekson: Ka një nen në Kodin Zgjedhor që i jep mundësi kryetarëve të partivë të kandidojnë në katër qarqe. E sigurt që do të jem në Tiranë dhe në Shkodër. Nuk kam caktuar qare te tjera, do jem e përqëndruar kryesisht në Tiranë.

Shiko tv shqip

Related Posts