Ndodh incidenti i PAPRITUR te selia e PS gjatë fjalimit të Taulant Ballës me gazetarët: Poshtë diktatura. Mos fol!

Gjatë deklaratës për mediat të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla jashtë selisë rozë është regjistruar edhe një incident.

Një person i cili ndodhej pak larg vendit ku Balla po jepte deklaratën e tij thirri disa herë me zë të lartë: ‘Poshtë diktatura. Mos fol”.

Pas largimit të tij, Balla u kthye sërish duke folur në lidhje me vendimin e SHBA për vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë në Ballkan dhe atë të Kuvendit të Shqipërisë për të lënë gazetarët jashtë komisioneve.

“Qesharak reagimi atyre që janë të shpallur si persona me kontribut negativ. Prandaj do të sugjeroja të heshtin dhe dua të përshëndes SHBA-të për mbështetjen që i japin Shqipërisë për të çuar pra reformën në drejtësi. Dua të nënvizoj që Defender 21 ishte një moment historik. Kuvendi i Shqipërisë do krijojë komunikimet e nevojshme, Nuk ka pasur asnjë qëllim negativ nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithmonë ka pasur përpjekje për t’u përafruar me eksperiencat europiane që brenda sallave mbulimi filmik të jetë sipas standardeve më të mira. Do sugjeroja të vazhdonit këtë dialog. Unë kam parë në parlamentin europian që ka një vend për gazetarët, Duhet ta rrisim kapacitetin që punojnë në Kuvendin e Shqipërisë.

Një gjë është e sigurt që transparenca e vendimmarrjes nuk mungojë kurrë. Në shtator do ngrihet një komision i posaçëm për reformën zgjedhore. Zgjedhjet vendore janë pranë dhe përgatitja për ta kërkon kohë. Të bëjmë të mundur zgjedhjet ku partitë politike të mos kenë lidhje me komisionerët dhe numëruesit”, deklaroi Balla.

Shiko tv shqip

Related Posts