Ndoka: Toni i Ramës, këmbanë frike për PS

Kryetari i Partisë Demokratistiane, Nard Ndoka i ftuar në emsionin “360 Gradë” në RTV Ora ka thënë se në Kongresin dhe mitingun e PS-së, kryeministri Rama u shfaq si një provokator, arrogat dhe propotent.

Ndoka: Ishte vërtet provokator kryeministri, para kongrsit të tij. Arrogant në ekstrem, propotent. E ka nga halli për hir të realitetit. Gjykoj që është në ditën e tij më të keqe edhe si kryeministër edhe si kryetar i Partisë Socialiste. Zoti Rama e dorëzoi stafetën. E mbylli bashkë me agoninë e tij si kryeministër. Ishte më tepër një kongres dorëzim stafete. Kishte probleme me pjesën e tij të brendshme edhe toni i tij edhe urrejtja e tij ndaj kundërshtarëve politikë ishte një këmbanë frike për pjesën e partisë së tij.

Shiko tv shqip

Related Posts