Në Kosovë, pesë të vdekur, 118 të infektuar dhe 157 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të shtunën janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive me COVID-19, 157 persona janë shëruar, kurse pesë të infektuar kanë vdekur.

IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5,735 raste nga 31,056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,632”, njofton IKSHPK, transmeton Telegrafi.

Sipas IKSHPK, rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 48 raste,
Ferizaj 11 raste,
Fushë Kosovë 9 raste,
Drenas 7 raste,
Pejë 7 raste,
Mitrovicë 6 raste,
Prizren 4 raste,
Gjilan 4 raste,
Gjakovë 3 raste,
Podujevë 3 raste,
Viti 3 raste,

Me nga 2 raste komunat:

Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe

Me nga 1 rast komunat:

Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Shiko tv shqip

Related Posts