NGA FARMACIST, FUTBOLLIST E DERI TEK PUNA NË BASHKI, MUZAKA TREGON KARRIERËN E TIJ

Gjergji Muzaka gjithmonë di të lërë gjurmë.Mesfushori i korçarëve ishte protagonist,ne ndeshjet e mëdha.Ai do te mbahet ment gjate per golit ne tranferten e Dinamos së Kievit në sfidën e Europa League duke i kaluar ujqerit ne epersi.Ndoshta me pak fat por edhe me shumë meritë Muzaka në shumicën e ndeshjeve “big” të karrierës së tij ka arritur të gjej rrugën e rrjetës duke dhuruar emocione te forta.

Kujtojme se ne vitin 2016 pas një konflikti që ka pasur me KF Tirana, një çështje qe ka shkuar deri në proces gjyqësor, ish-futbollisti Gjergj Muzaka pak vite më parë ka shpërndarë një foto brenda në farmaci.

Kjo bëri të kuptonim se ai ishte rikthyer tek profesioni i tij, si farmacist, pasi ka mbaruar edhe studimet në këtë fushë.

Në një intervistë për emisionin “Jashtë Loje” në Top News, Muzaka shpjegon se ai nuk ka mundur të punojë si farmacist, ndërsa rruga e tij vazhdoi drejt futbollit.

Një shkak për tu shkëputur nga farmacia ishte edhe shfaqja e pandemisë.

“Kam mbaruar studimet për farmaci… tentova një moment kur mund ta lija më përpara futbollin e luajtur, por ngjarja mori drejtim tjetër unë vazhdova përsëri luajta në nivele më të larta, kështu që ngeli projekti i farmacisë dbe vazhdova sportin. Qëlloi kjo periudha e vështirë e pandemisë që gjerat u ndaluan un pata atë dëmtimin që thashë, kështu që gjerat morën drejtimin e sportit.” -shprehet ish-futbollisti.

Tashmë ai ka një pozicion në Bashkinë e Tiranës, i cili ka në dorë të angazhojë të gjithë të apasionuarit e sportit në lojëra të ndryshme sportive dhe aktivitete që ndikojnë për një jetesë më të shëndetshme.

Shiko tv shqip

Related Posts