Nga Superkupa e Shqipërisë te Kupa e Botës, Dinamo uron Daliçin

Sot do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës me Kroacisë e Francës dhe të shumtë janë tifozët në Shqipëri e jo vetëm, që mbështesin kombëtaren kroate.

Në fakt, Dinamoja e Tiranës dhe tifozët e saj kanë shumë kujtime të bukura me trajnerin që sot drejton Kroacinë në finale, Zlatko Daliçin. Ai ka qenë pjesë e Dinamos në vitin 2008, ku “blutë” fitonin Superkupën e Shqipërisë.

Sot, Daliç ka mundësi të fitojë trofeun më të madh futbollistik dhe ish-ekipi i tij ka një urim për trajnerin.

“10 vite më parë fituam Superkupën e Shqipërisë së bashku.

Sot të urojmë të fitosh Kupën e Botës!

10 years ago we won the Supercup of Albania together.

Today we wish you to win the World Cup!”, shkruhej në postimin e klubit dinamovit. /Erjon Allaraj- Vipsport

Shiko tv shqip

Related Posts