Ngarje e rëndë në Sarandë, 12 vjeçari var veten pas zënkës me prindërit

Një 12-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në Sarandë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër 1 të qytetit në zonën pranë Lëkurësit.

Prindërit kanë cuar të tmerruar në spital 12-vjeçarin.

Por nga sa mësohet nga bluzat e bardha të spitalit të Sarandës, fëmija nuk kishte shenja jete kur mbërriti. Prindërit janë përballur me ngjarjen e rëndë në oborrin e shtëpisë. Aty panë të vetëvarur fëmijën e tyre.

Sipas prindërve fëmija me inicialet O.B ka bërë debat me ta dhe ishte larguar nga banesa. Në oborr ai ka ndërmarrë edhe aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.

Shiko tv shqip

Related Posts