Nis sherri mes Arjolës dhe Ilirit/ Aktorja tropojane i kthehet keq: O Zot na ruaj

Një deklaratë e Ilirit mbrëmjen e së martës gjatë spektaklit të ‘Big Brother VIP’,mori shumë vëmendje. Ai u shpreh se do ta kishte nominuar Arjolën me veten dhe Beniadën, nëse do të kishte qenë në vend të Donaldit.

Kjo situatë u diskutua edhe gjatë spektaklit të sotëm ku Arjola tha se Iliri i kishte shpjeguar se e kishte thënë me shaka. Mirëpo, sonte ai e përsëriti sërish të njëjtën deklaratë.

“O zot na ruaj! Unë e di që është e vështirë por të zgjedhësh njerëzit e afërt për të nxjerrë në nominim që tani në mes të lojës për mua ëshyë e tepërt. Ky është mendimi im.”- tha mes të tjeradh e habitur Arjola e cila shtoi se ajo nuk do kishte çuar kurrë në nominim njerëzit e saj të afërt. Mirëpo, Iliri tha se e mendon ndryshe.

Duket se pas kësaj deklarate balerini krisi edhe marrëdhënien me Arjolën. Theksojmë se prej javësh ai ka patur debate të forta me Monikën të cilën dikur e ka patur shumë të afërt.

Shiko tv shqip

Related Posts