Një ditë pasi Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE, ish-ministri i Jashtëm i bën akuzën e fortë kryeministrit Rama

Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka katandisur kryesimin e OSBE-së në një karikaturë. Një ditë pasi Shqipëria mori zyrtarisht Kryesimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE, Shehu shkruan se kjo gjë po kthehet në komedi.

Sipas tij, OSBE është një organizëm që kërkon të nxjerrë nga krizat ata që janë, Rama e ka futur vendin në një “krizë politike e institucionale” sipas Bundestagut.

POSTIMI I SHEHUT:

Rama e katandisi kryesimin e OSBE ne nje karrikature.
“Shqiperia ne krize” do te kryesoje OSBE, ky eshte titulli ironik i mediave ndaj marjes dje te drejtimit te asaj organizate.
Duhej te ishte ky nje mundesi promocioni per ne dhe nje mesazh per OSBE-ne, kur ne fakt po kthehet ne nje komedi.
OSBE eshte nje organizem qe kerkon te nxjerre nga krizat ata qe jane, Rama e ka futur vendin ne nje «krize politike e institucionale» sipas Bundestagut.
OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e te ndershme, Rama ka zhvilluar zgjedhje te blera politike dhe nje farse «votimi» me 2019, sipas vete OSBE.
OSBE lufton per nje drejtesi eficiente, etja e Rames per ta kontrolluar ate na ka cuar ne nje dekapitim te atij sistemi, pa Gjykate te Larte e Kushtetuese.
OSBE ka si flamur pluralizmin, Rama sot perdor nje Parlament monist e antikushtetues 122-sh, me 42 «pupace» ne ate, nje qeverisje lokale sovjetesh,etj.
OSBE ka prioritet lirite e medias, te njeriut, ndersa Rama miratoi ne ate Parlament nje ligj te tipit «agjitacion e propagande», deporton individe pa asnje transparence e vendim gjykate….
Dhe keshtu mund te vazhdohet deri te nevoja qe ka OSBE per te patur si interlokutore nje Ministri te Jashteme serioze e profesionale!
Ndersa Rama e ka katandisur dhe ate ne nje ngrehine, qe nuk luan asnje rol…qe as nuk dihet se cilin ka per Minister.
Ne keto kushte ky rast i humbur vecse na vendos ne rolin e «bedelit» duke na bere qesharake, si dhe komprometon ate institucion prestigjioz.

Shiko tv shqip

Related Posts