Një “Gërdec” i dytë, dalin pamjet e shpërthimit të depozitës së gazit në Fier (VIDEO)

Një depozitë gazi shpërtheu mëngjesit të sotëm në Portëz të Fierit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në zonë.

Dyshohet se shkak për shpërthimin e fuqishëm të ketë qenë mbinxehja e elektromotorit, ndërsa hetimet do të përcaktojnë se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Për fat të mirë shpërthimi nuk shkaktoi viktima, ndërkohë që na rikujton rrezikun e depozitave të gazit dhe karburantet pranë qendrave të banuara.

Video:

Shiko tv shqip

Related Posts