Një lajm jo i mirë vjen për të gjithë pushuesit në Sarandë

Pak orë më parë Kapiteneria e Sarandës ka nxjerrë një paralajmërim për të gjithë drejtuesit e varkave dhe tërthorazi për të gjithë ata pushues në bregdet.

Ata kanë paralajmëruar se duke filluar nga dita e sotme e deri të dielën, deti pritet të ketë dallgë të mëdha që do të shkojnë deri në 5 ballë, duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të detit dhe jo vetëm.

“Anijet dhe varkat turistike të bëjnë kujdes me daljet në det dhe udhëtimet drejt plazheve jashtë Gjirit të Sarandës në ditët e fundit nga e mërkura në mbrëmje deri të premten”, paralajmëron Kapiteneria në Sarandë.

Shiko tv shqip

Related Posts