“Një lajm që na gëzon pa masë”, ministrja Manastirliu ndan momentin emocionues nga spitali Infektiv në Tiranë

Një lajm i mirë ka ardhur nga Spitali Infektiv i Tiranës. Ministrja Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka informuar se një infermier ka arritur të shërohet nga koronavirusi.

Tashmë ka shkuar në 28 numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19. Deri tani janë 165 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me Covid.

“Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me COVID19 është një lajm që më gëzon pa masë!

Edhe 1 infermier në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP.

Shkon në 28 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë 165 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19”, shkruan Manastirliu.

Shiko tv shqip

Related Posts