“Një parlament i fortë është…”, Ambasada Amerikane jep mesazhin domethënës

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh të fortë për rolin e parlamentit si një gur themeli i demokracisë.

Ambasada e SHBA shkruan se parlamentet punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit dhe se në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë.

Postimi i Ambasadës

????????️ | Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë. Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit. Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë. #DitaNderkombetareEParlamentalizmit (Foto AP/Hektor Pustina)

Shiko tv shqip

Related Posts